Saturday, July 27, 2024

Tirana merr një humbje që dhemb, shijakasit triumfojnë minimalisht ndaj bardhebluve

Lexo

ERZENI 1-0 TIRANA (36′ Mihana)

Është mbyllur me rezultatin 1-0 sfida mes Erzenit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Tirana merr një humbje nga Erzeni i cili nuk fitonte prej 5 ndeshjesh radhazi.

Pas 45 minutave të para, shijakasit kryesuan 1-0. Një gol i shënuar në minutën e 36-të, nga Redon Mihana i cili i dha avantazhin skuadrës së Deliallisit. Ekipi i Ahmataj prodhoi futboll, kërkoi golin, por nuk ishin të saktë në finalizim.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga bardheblutë, të cilët gjetën dy herë rrjetën, por që u anuluan nga arbitri Dyrmishi dhe VAR-i, njëherë për një faull ndaj portierit Hasanbelli dhe njëherë për pozicion të parregullt.

Kështu Tirana merr një humbje që dhemb përpara derbit të kryeqytetit me Partizanin, duke qëndruar në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Erzeni del nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img