“Demat” veshin kuq kryeqytetin dhe marrin kreun e renditjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Tirana 2-0 (Mba 20′, Cara 80′)

Kryeqyteti sot vishet i kuq. Derbi i zjarrtë përfundon me fitoren e Partizanit të cilët kanë mposhtur me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania” në sfidën e javës së 24-t të Superiores.

Fillimisht ishte Mba në minutën e 20, i cili zhbllokoi ndeshjen me kokë pas një krosimi të Hadrojit. Ky ishte dhe goli i parë i sulmuesit me fanelën e kuqe dhe vjen në një derbi. Tirana përpiqet të reagojë gjatë pjesës së parë, por VAR-i i mohon një penallti që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

45-minutat ishin një spektakël i vërtetë. Tifozët nga njëra ana dhe lojtarët në fushë nga ana tjetër dhuruan emocione të papërshkrueshme. Hasani tund rrjetën në pjesën e dytë, por anësori ngre lart flamurin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Në minutën e 62-të Partizani fitoi një penallti, ku kapiteni Telushiu ndal nga Bekaj, me portierin që mban në lojë të tijtë. Në fund ishte Cara ai që vulosi fatin e këtij takimi. I sapo futur në fushën e lojës, Cara përfiton nga një pasim i gabuar i Behiratçes për Bekajn dhe me thembër e dërgon topin në rrjetë. Partizani merr tre pikë mjaft të vlefshme, të cilat e dërgojnë përsëri në krye të renditjes me pikë të barabarta me Tiranën.

Pas kësaj fitoreje tashmë Partizani dhe Tirana kryesojnë me 40 pikë, por demat janë të parët për shkak se i kanë fituar dy nga 3 përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img