Saturday, April 20, 2024

Mbyllet java 24/ Partizani dhe Tirana ne krye të tabelës, i ndjek pas Egnatia

Lexo

Kryeqyteti sot vishet i kuq. Derbi i zjarrtë përfundon me fitoren e Partizanit. “Demat e kuq” kanë mposhtur me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania”, ku spektator i veçantë ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Kjo sfidë solli baraspeshë në kreun e renditjes për sa i përket pikëve, teksa kryeson skuadra e Kolelës, për shkak të triumfeve në ndeshjet direkte. Pranë dy skuadrave të kryeqytetit ndodhet Egnatia, e cila pas triumfit ndaj Kastriotit kanë ngushtuar diferencën në 3 pikë nga dyshja kryesuese.

Në vendi i katërt ndodhet Vllaznia me 36 pikë në 24 ndeshje. Ndërkohë renditja pastaj vijon me Erzenin, Teutën dhe Kukësin, që kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë. Moment tepër të vështirë po kalon Laçi që kanë zbritur në vendin e 8-të.

Në fund të renditjes gjenden Kastrioti dhe Bylisi. Krutanët kanë siguruar vetëm 23 pikë në 24 ndeshje, ndërkohë që ballshiotët mbajnë vendin e 9-të me 27 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img