Friday, September 20, 2024

Dëmtimi “mban peng” Brojën, në Angli janë të bindur se shqiptari qëndron te Çelsi

Lexo

Çelsi dhe Ipsuiç kishin gjetur marrëveshjen për huazimin me detyrim blerjeje të Armando Brojës, por një dëmtim i sulmuesit shqiptar në tendinën e Akilit bëri që transferimi të dështojë.

Mediat britanike shkruajnë se 22-vjeçari shqiptar pritet të qëndrojë në Londër dhe të nisë një periudhë rikuperimi në “Stamford Bridge”. Londinezët po mundohen të gjejnë ndonjë alternativë për lojtarin në këto ditë të fundit të merkatos, por duket shumë e vështirë që Broja të transferohet në një skuadër tjetër.

Nuk përjashtohet ndonjë lëvizje e minutave të fundit, por Broja ka nevojë për një periudhë rehabilitimi për të punuar në një dëmtim në këmbë të pësuar në stërvitje gjatë turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara.

Me shumë mundësi lojtari i kombëtares do të qëndrojë te Çelsi (pa luajtur, sepse nuk bën pjesë në planet e Mareskës) deri në janar dhe më pas të kërkojë një skuadër të re.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img