Friday, November 22, 2024

Dështimi në Euro 2024-Në kampin italian kanë një alibi: Kemi pasur një spiun në dhomat e zhveshjes!

Lexo

Italia u paraqit në mënyrën më të keqe të mundshme në Europian dhe të gjithë ngritën pyetjen: PSE?

Mediat italiane raportojnë se shkak është bërë një spiun në grup dhe kjo e prishi edhe më shumë marrëdhënien mes lojtarëve brenda dhomave të zhveshjes.

Ka nga ata që ia kanë hedhur fajin Spaletit, presidentit të Federatës, Gabriele Gravina dhe nga ata që kanë shkuar në thellësi të çështjeve, duke akuzuar një futbollist.

Disa lojtarë të Italisë nuk kanë qenë të kënaqur me thirrjen e Nikolo Faxhiolit, pasi besojnë se ai ka “gjallëruar” çështjen e Sandro Tonalit.

Lojtari i Juventusit u thirr çuditërisht nga Luçiano Spaleti edhe pse ishte jashtë fushës për të gjithë sezonin, duke shkaktuar jo pak polemika edhe mes të gjithë tifozëve dhe profesionistëve që nuk e konsideruan të drejtë thirrjen e një lojtari “fantazmë” gjatë gjithë sezonit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img