Dinamo e bukur, por në fund, me pak fat, fiton Tirana

Dinamo City-Tirana 2-3

(Kaçorri 24′, Denison 59′(p)/Hila 29′, Latifi 74′(p), Hasani 90′ (p))

Dinamo City: Rexhepi,Marku,Hoxha,Behiraçe,Prodani,Vila(Allmuça 63),Zabergja(Smaçi 79),Krasniqi(Vokrri 79),Loran(Andoni 63),Denison(Tusha 88),Kaçorri Tranjer:Luixhi Di Biaxho

Tirana:Lika,Haxhiu(Doka67),Najdovski,Hoxhallari,Pergjoni,Jonuzi,Hila,Lushkja(Deliu 46),Latifi(Qefalija 90+6),Kaina(Hasani 46),Abazaj(Mici 90+2) Tranjer:Orges Shehi

Arbitra:Juxhin Xhaja,Rejdi Avdo,Dojando Myftari(Tirane),Emanuela Rusta(Elbasan) Var:Kreshnik Barjamaj(Tirane) Avar:Adrian Beqiraj(Tirane) Delegat:Marjus Sulejmani(Tirane) Vezhgues:Ervis Peza(Tirane)

Karton te verdhe:Krasniqi 29,Di Biaxho 56,Prodani 73,Marku 88,Vokrri 90+4,Andoni 90+6,/Najdovski 53,Deliu 56,Hoxhallari 86,Doka 90+7

 

Pese gola, tre prej te cileve me penallti prodhoi dueli, Dinamo City-Tirana, takim ky i zhvilluar mbremjen e se dieles ne stadiumin “Elbasan Arena” per llogari te javes se pare te Abissnet Superiore, sezoni 2023-2024.

Nje Dinamo e bukur per vertetes, por ne fund, edhe me pak fat triumfon Tirana me permbysje te rezultatit. Sfida ishte shume e luftuar, ndersa skuadra e Luixhi Di Biaxho zhbllokoi rezultatin ne minuten e 24-te, me Kacorrin qe kaloi ne avantazh ekipin e tij.

Megjithate vetem gjashte minuta me pas “bardheblute” e kryeqytetit barazuan me Hilen,duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne “paqe”.

Fraksioni i dyte solli tre gola te tjere,ne minuten e 59-te “Nendetesja blu” mori serish avantazhin me Denison qe shenoi nga pika e bardhe e penalltise.

Ekipi i trajnerit Orges Shehi reagoi mjaft mire dhe ne minuten e 74-te Latifi riktheu barazimin edhe ky duke shenuar me penallti.

Ne fund gjithçka u vulos nga Hasani,qe realizoi golin e permbysjes dhe te fitores per Tiranen ne minuten e 90+1-te nga pika e bardhe e penalltise.

Ne fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-3,me Dinamo qe javen e pare e mbyll pa pike dhe renditet ne vend te tete, teksa Tirana pozicionohet ne vend te dyte me tre pike.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu