Monday, May 6, 2024

Fenomeni Luiza Gega, e teta në Botërorin e Budapestit 2023-Finalja e 3000 metrave me pengesa

Lexo

Atletja e talentuar Luiza Gega, apo krenaria e Shqipërisë nëpër botë, vazhdon të dhuroi emocione pa fund në garat e saj të njëpasnjëshme. E tillë ishte edhe finalja e e garës 3000 metra me pengesa zhvilluar mbrëmjen e së dieles në Kampionatin Botëror të Atletikës zhvil;luar në Budapest të Hurgarisë. Edhe pse nuk ishte në formën e saj më të mirë për shkak të atij dëmtimi të pësuar në stërviitje, u klasifikua në vendin e tetë mes 15 finalisteve, duke dhënë kohën 9’10”27.

Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijëtat më shumë se rivalja nga Uganda.

Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Uinfred Javi e Bahrein, me kohën 8’54”29. Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu. Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img