Skënderbeu-Dinamo(Shënues: Florenc Faruku 92’)
Kartonë të verdhë:trajneri Ahmataj 63′,Doda 65′,Shaqe 88′,Totre 95’/Meta 7′,Hoxhallari 30′,Qardaku 62′,88′,Dita 91′
Kartonë të kuq:Qardaku 88′,trajneri Daja 95′
Skënderbeu:Alia,Grazhdani(Nasr 46′),Lagonidis,Amadu,Shaqe,Vangjeli(Doda 60′),Drame,Janaqi(Totre 89′),Diallo(Salim 71′),Musa,Bismark Trajner:Julian Ahmataj
Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Meta(Qardaku 46′),Hoxhallari,Berisha(Farruku 73),Malomo,Qefalia,Përndreca,Vila(Manellari 76′),Silva(Mustafa 73′) Trajner:Ilir Daja
Gjyqtarë:Erjon Bastari(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Ermis Çelaj(Vlorë) Delegat:Krenar Alimehmeti(Tiranë) Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)
Dinamo ka mar fitoren e parë të sezonit në Abisnet Superiore, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 0-1.
Një sfidë dramatike deri në sekondat e fundit me blutë që shënuan në shtesë dhe siguruan tre pikët, pavarësisht se luajtën me dhjetë lojtarë në minutat e fundit.
Skënderbeu pas zgjidhjes së problemeve financiare aktivizoi disa prej afrimeve të reja, ndërsa të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të luftuar dhe me episode të shumta.
Në minutën e 18-të Dinamo mendoi se kishte zhbllokuar takimin dhe ishte Malomo dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur me pasime të shpejta, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Berishës në nisjen e aksionit.
Në pjesën e dytë Dinamo gjeti sërish rrjetën dhe ë minutën e 61-të Vila realizoi një supergol nga distanca por festa zgjati pak pasi gjyqtari u thirr nga sistemi VAR për të rishikuar aksionin dhe vendosi ta anulonte golin për një shtyrje të Përndrecës ndaj Musës në fillim të aksionit ndërsa Qardaku u ndëshkua me karton të verdhë për protestam.
Drama u shtua në minutën e 87-të kur Dinamo mbeti me 10 lojtarë kur Qardaku u rrëzua brenda zonës por gjyqtari e konsideroi simulim dhe i tregoi kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerë nga loja me karton të kuq.
Pavarësisht inferioritetit numerik Dinamo nuk u dorëzua dhe goditi në momentin e fundit.
Në minutën e 92-të Qefalija gjeti Farrukun në krahun e djathtë dhe sulmuesi nuk gaboi përballë portës duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 94-të Totre u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malomos, ndërsa situata u tensionua edhe më tej.
Trajneri Daja mori karton të kuq për protesta pasi kërkonte ndëshkimin me të kuq për lojtarin e Skënderbeut.
Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e pestë me tre pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet me vetëm një pikë në vendin e tetë pas dy javëve të para.
Në javën e ardhshme Skënderbeu udhëton drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian ndërsa Dinamo pret Elbasanin.
Fatos LAMAJ


