Sunday, September 8, 2024

Disiplina, 50 mijë lekë gjobë për Vllazninë

Lexo

Pas paralajmërimit të bërë më herët për sjellje të gabuar të tifozëve, ka ardhur edhe dënimi për KF Vllaznia nga ana e Komisionit te Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në vendimin e marrë për ngjarjet e regjistruara të javës së kaluar, komisioni përkates pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka akorduar një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja për klubin kuqeblu.

” KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.”, citohet ne vendimin e marre me kete rast
Ndërkohë, krahas Vllaznisë, po për sjelle të gabuar të tifozëve janë dënuar edhe Tirana, Kukësi dhe Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve gjobiten me masën 50.000 lekë.

Një denim të përsëritur vazhdojnë të marrin klubet futbollistike të Partizanit dhe Teutës për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img