Saturday, July 27, 2024

(Video) Pragndeshja Egnatia-Vllaznia. Ish futbollisti, Fatmir Lugji, optimist dhe kritik ndaj skuadrës kuqeblu(Të shtunën ora 15:00 në Rrogozhinë, Egnatia-Vllaznia)

Lexo

Dy fitore në tre ndeshje ka Vllaznia në këtë fillim kampionati duke grumbulluar 6 pikë, tre më pak sesa Partizani që kryeson i vetëm me 9 pikë të plotë. Në prononcimin e dhënë për mediat, ish futbollisti dhe analisti i sportit, Fatmir Lugji, vlerëson skuadrën kuqeblu për lojrat dhe pikët e marra, por ndërkohë shfaqet edhe kritik për disa elementë të lojës.

Për javën e katërt kuqeblutë janë mysafirë në Rrogozhinë për tu ndeshur me Egnatian vendase dhe Lugji shprehet optimist për rezultat pozitiv.

Për ndeshjen me Egnatian, Vllaznia ka dy mungesa zyrtare, Herald Marku i skualifikuar me të kuqe dhe Liridon Latifi i dëmtuar.

Në Rrogozhinë, Vllaznia gjen katër ish kuqeblu, tre në fushë, si Sherri, Fangaj dhe Malota dhe një në staf, drejtorin sportiv, Shtubina.

Sa i takon titullit kampion, Lugji e shikon të fortë luftën sportive këtë sezon, pasi në garë do të jenë disa skuadra.

(Video) Prononcimi i ish futbollistit të Vllaznisë, analistit të sportit, Fatmir Lugji, në pragndeshjen, Egnatia-Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img