Disiplina paralajmëron Vllazninë se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, do të penalizohet

Vendimi nr. 15 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 05.11.2026

  1. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit “Loro Boriçi”, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 41 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. FC Dinamo City, për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 83 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të neneve 8 dhe 32 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. KF Shiroka për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve te ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.
  7. Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhami, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  8. KF Këlcyra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.

KF Këlcyra, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles se gabuar te spektatoreve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

  1. KF Butrinti, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.

KF Butrinti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

  1. Lojtari i KF Pogradeci U-19, Stiv Sinani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Zyrtari i KF Butrinti U-19, Fjorgi Rexho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i FC Besa U-15, Matias Beqiraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FC Besa U-15, Ndricim Dedej, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Teuta U-16, Klaus Kani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Teuta U-16, Jozef Paluca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF Shënkolli U-16, Klejdjon Karaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i KF Vora U-16, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. FC Kinostudio U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti A U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. KF Tirana U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Zyrtari i KF Tirana U-14, Inker Kurti, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Ledion Daja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KSSH Veleçiku, Besnik Duli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  14. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Blerim Hasalla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së KF Egnatia Vajza, Borana Barci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së KF Egnatia Vajza, Rediona Rusi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe