Monday, May 20, 2024

Futboll Femra-Të shtunën dhe të dielën java e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia kryesuese pret në “Reshit Rusi” Kinostudion

Lexo

Java e 18-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza luhet këtë fundjavë, duke përmbyllur kështu një tjetër edicion futbollistik dhe duke i lënë radhë ndeshjeve të “Final 4”.

Takimi i parë i javës së 18-të është ai mes Partizanit dhe Apolonisë. Pas fitores së thellë ndaj Laçit, vajzat e kuqe do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në “Arenën e Demave”. Sfida është planifikuar të nisë në ora 13:00. Ndeshja tjetër e së shtunës është Tirana – Teuta, që do të luhet në kompleksin “Skënder Halili: në ora 15:00.

Sakaq, të dielën do të luhen edhe tre takimet e tjera të javës së 18-të të “Abissnet Superiore” për vajza. Në orën 14:00 do të luhen dy prej sfidave, ai mes Gramshit dhe Laçit në Gramsh dhe Skënderbeu që pret Lushnjen në Korçë. Edicionin 2023-2024 do ta përmbyllë ndeshja Vllaznia – Kinostudio, një takim ku shkodranet kryesuese do të luajnë për ta mbyllur kampionatin me fitore. Ndeshja do të luhet në Shkodër në ora 15:00.

Përfundimi i kësaj jave të “Abissnet Superiore” i lë radhën shortit të “Final 4” që do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje. Në rast barazimi tё pikёve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.

“Abissnet Superiore” për vajza – Ndeshjet e javës së 18-të:

Partizani – Apolonia        27.04.2024 ora 13:00

Tirana – Teuta                  27.04.2024 ora 15:00

Gramshi – Laçi               28.04.2024 ora 14:00

Skënderbeu – Lushnja     28.04.2024 ora 14:00

Vllaznia – Kinostudio       28.04.2024 ora 15:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img