Monday, November 25, 2024

Ditëlindja e Alban Xhaferit, presidenti i kuqebluve merr vemendje maksimale në opinionin sportiv

Lexo

Sot është dita e Alban Xhaferit. Presidenti i kuqebluve sot ka festuar 43 vjetorin e lindjes së tij me njerëzit e tij më të afërt të familjes, bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin e tij të madh, dhe jo vetem.

Një familje e tëra e lidhur me sportin, e cila që prej ditës që Alban Xhaferi mori angazhimet e tija, fillimisht tek basketbolli dhe tashmë te futbolli, duke qënë president i KF Vllaznia, e shoqëron kudo që ai lëviz me skuadrën, brenda dhe jashtë vendit.

Duke u ndalur tek dita e sotme, pa as më të voglin dyshim, presidenti kuqeblu është shndërruar në personazhin kryesor të mjedisit sportiv shkodran, dhe jo vetëm.

Në adresë të zotit Xhaferi kanë vërshyer me qindra e mijëra urime dhe dedikime nga më të ndryshmet, që nga ai i përcjellë nga faqja zyrtare e KF Vllaznia, grupimet e tifozërisë shkodrane dhe deri tek njerëzit më të thjeshtë, të cilët në shenjë respekti dhe konsiderate për atë që Xhaferi i dha Vllaznisë duke fituar dy Kupa Shqipërie, nënkampion i Shqipërisë dhe pjesëmarrje dinjitoze në Kupat e Europës në vetëm dy vite në krye të klubit kuqeblu, kanë nxituar ta urojnë dhe përgëzojnë për gjithçka ka dhënë për skuadrën e tyre të zemrës.

URIMI zyrtar i KF Vllaznia

Dita e sotme është e veçantë për presidentin e KF Vllaznia, z. Alban Xhaferi . Ai feston 43 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, KF Vllaznia i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura atij dhe sa më shumë suksese në krye të klubit tonë! Gëzuar ditëlindjen #albanxhaferiU bëfsh njëqind vjeç!

 Dedikimet, shoqëruar me dekoret dhe grafikat e fansave, por edhe të faqeve të shumta që mbështesin Vllazninë, janë nga më të ndryshmet. Ndër to, ai që duket më origjinali, vjen nga një mik, koleg dhe bashkëpunëtor i afërt i zotit Xhaferi. Bëhet fjalë për Artan Brahimin, i cili krahas të tjerave ka edhe postin e shefit të sigurisë së KF Vllaznia dhe stadiumit “Loro Boriçi”.

“ALBAN, u bëfsh 100 vjeç, simvet inshaAllah KAMPION”!, është urimi i Tan Brahimit për mikun e tij Xhaferi, të cilin e ka gdhendur ditën e sotme në rërën e bregdetit të plazhit Velipojës duke u përkëledhur nga vala e detit Adriatik.  

Me urimin e të gjithëve, bashkohet edhe portali Veriu Sport: Edhe 100 të tjera, Alban Xhaferi-Vllaznia kampione!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img