Monday, April 29, 2024

Eleminatoret e Europianit, Shqipëria pëson humbjen e dytë, e mund Bosnje-Hercegovina, 3-1

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj vazhdon ballafaqimet për Eliminatoret e Kampionatit Europian. Duke qënë pjesë e Grupit G, ndeshja e radhës ka qënë ajo e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” duke pasur përballë kombëtaren boshnjake.

Falë marrëveshjes mes dy federative sportive, sfida në fjalë ishte e dyta radhazi mes këtyre skuadrave të luajtuara në “Feti Borova”. Në ballafaqimin e parë kanë qënë kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka që kanë triumfuar me rezultatin 3-2. Ndërkohë, në sfidën e dytë, kanë qënë boshnjakët që kanë dalë fitues me rezultatin 3-1.

Referuar ecurisë së takimit, kombëtarja e Bosnje Hercegovinës, e cila ka fituar dy setet e parë, me të njëjtat shifrat, 25-15. Shqipëria fiton setin e tretë 25-21, por mundet në setin e katërt 25-15 duke e humbur të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

Përfshirë edhe ndeshjen me Rumaninë, në tre ndeshjet e deritanishme të Eeliminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria rezulton të ketë, një fitore dhe dy humbje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img