Friday, November 22, 2024

Djarmati, “harron” Laçin, përqëndrimi tek Teuta e javës së dytë në “Loro Boriçi”

Lexo

Për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati, ndeshja e javës së parë me Laçin ku fituan mrekullisht në transfertë me rezultain 3 me 5 është lënë pas dhe gjithçka është përqëndruar për sfidën e javës së dytë me Teutën, takim që luhet mbrëmjen e së shtunës në “Loro Boriçi”.

“Teuta ka vazhduar lojën që la kur ka mbaruar sezonin e kaluar. Është një ekip ku dy qendërmbrojtësit që janë më të mirët e kampionatit t’i ndërrosh me Ivanoviç e Selmanin e të mos e ndjesh fare, me mesfushën e re, është ekipi që ka lojën që ka qenë vjet. Dhe ne do të bëjmë absolutisht çdo gjë që të mos vazhdojë më Teuta këtë ecuri. Ne dhe Teuta jemi dy ekipet që kanë ndryshuar më pak në Superiore. Ne kemi luajtur me ta me 8 ndryshime ne formacion dhe kanë vazhduar me të njëjtin ritëm. Pas një jave do të mundohemi të ndryshojmë këtë ritëm. Ne kemi filluar skautimin që tani dhe ndeshja kundër Laçit është harruar”, u shpreh Djarmati në studion e “Sport Neës Plus”, ku ishte i ftuar.

Në vijim, Djarmati foli për pozicionin e tij në stafin e kampit kuqeblu duke deklaruar se qënia e tij për të dytin vit me radhë në postin e drejtorit sportive, tregon se e ka bërë mirë detyrën e tij. “Viti i dytë i imi te Vllaznia tregon që kemi bërë mirë në fillim. Në Shkodër nuk të fal asnjeri se çfarë ke bërë vjet, shohin vetëm përpara. Çdo gjë fshihet menjëherë. Unë kur kam marrë postin kam përmendur që jeta ime në një javë ndryshoi plotësisht. Pas një viti presioni vazhdon, por është gjë e mirë kur ndjen një presion e një qytet pas teje, dhe çdo gjë që punon mendohesh tre herë.”, tha Djarmati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img