Thursday, March 28, 2024

Abissnet Superiore-Të shtunën ora 19.45, Vllaznia-Teuta. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat e ndeshjes

Lexo

Vllaznia-Teuta, ose më saktë nënkampionia me kampionen e sezonit të kaluar futbollistik do të përballen këtë fundjavë në kuadrin e javës së dytë të Kategorisë Superiore. Është padyshim ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, jo vetëm për traditën e mirëfilltë që këto dy klube kanë në historinë e futbollit shqiptar, por edhe rivalitetin e shfaqur gjatë sezonit të kaluar, përfshirë edhe ndeshjen e Super Kupës së Shqipërisë, e cila u fitua në fund të gushtit nga durrsakët me rezultatin e thellë 3 me 0.

Për të gjitha këto, ndeshja e fundjavës është për t’u parë, dhe kjo padyshim që është në preference e çdo shkodrani për ta shijuar një supersfidë të tillë live në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Një pjesë e mirë e tifozërisë shkodrane ka filluar të pajiset me abonetë e ofruara nga ana e klubit për ndjekjen e të gjitha ndeshjeve që luhen në Shkodër. Por, për ato që nuk janë me abone, KF Vllaznia informon publikun e gjërë se ka nxjerrë në treg biletat e ndeshjes, Vllaznia-Teuta.

Të nderuar tifozë!

Ju bëjmë me dije se sot nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Teuta që do të luhet ditën e shtunë në orën 19.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

KF Vllaznia njofton se ka hapur edhe një pikë të re për shitjen e biletave dhe duke filluar nga sot ora 18.00 dhe çdo ditë në vijim nga ora 08.00- 21.00, ato mund t’i siguroni pranë Librarisë “Ora e Shkodrës” në qendër të qytetit.

Ndërkohë, duke filluar nga nesër në ora 16:30- 20:30 dhe deri të premten në këto orare, biletat do të shiten edhe tek sporteli pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ditën e ndeshjes sporteli do të jetë i hapur nga ora 10.30 deri në fillimin e ndeshjes.

Po ashtu, të interesuarit mund t’i blejnë biletat edhe online.

Eja edhe ti! Vllaznia ka nevojë për ju!

Forca Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img