Friday, May 17, 2024

Pragndeshja me Teutën. Tekniku Plori kërkon t’i gëzojë tifozët shkodranë me një fitore të Vllaznisë për festën e Pashkës

Lexo

Ndeshjet e kësaj fundjave të vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Abissnet Superiore përkojnë edhe me festën e Pashkëve. Dhe, Vllaznia luan pikërisht të dielen në ditën e kësaj feste që në Shkoldër festohet më shumë se askund tjetër në Shqipëri. Një pjesë e madhe e tifozërisë shkodrane do të ketë rastin ta shijojë këtë ndeshje duke festuar në tavolinat e tyre, por patjetër, me sy e veshë në ekranin e televizorit duke ndjekur skuadrën e zemrës, Vllaznia.

I pyetur për këtë koinçidencë të ditës dhe orarit që luan Vllaznia, tekniku i Vllaznisë, shprehet:” Shpresojmë, duke ditë se Shkodra është gjithmonë një qytet i kulturës dhe i besimeve, dhe shpresoj që të na ndihmojë ajo ditë. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë Shkodrën!”

Në vijim duke folur për duelin në fjalë, Teuta-Vllaznia, që starton të dielen në orën 16:45, Plori beson se kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë i ka dhënë më tepër besim dhe forcë skuadrës për të shkuar më tej edhe në kampionat.

“Arritja e finales së Kupës të jep qetësi dhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës pritet të jenë më të mira dhe entuziaste. Kemi edhe 8 javë deri në fund, them se duhet t’i marrim ndeshjet një nga e një dhe të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalon skuadra pasi kalimit në finale. Na motivon me tepër kur nuk përmendemi që jemi edhe ne për Europën nga kampionati. Mendoj se fryrja e madhe në fillimit të sezonit që do dilnim kampion na ka dëmtuar dhe them se ka ndikuar për keq. Nëse do të flitet që nuk jemi për Europën do të jetë një motivim më shumë për ne. Çdo skuadër ka shpresa derisa matematika e lejon dhe ne duhet të jemi objektiv pasi jemi brenda një cikli që nuk është mbyllur dhe është akoma i hapur. Objektivi minimal është të shkojmë në Europë dhe asgjë nuk është mbyllur. Nga i pari deri i fundit jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme.”, tha Plori.

Ndërkohë, për çështjen shumë të diskutuar të qëndërmbrojtësit senegalez me pasaportë franceze, Fallou Diane, Plori sqaroi:Nuk mund ta quaj të larguar. Diagne është larguar një ditë para ndeshjes me Partizanin, unë personalisht shpresoj të mos ketë ndonjë problem të madh personal apo familiar sepse një lojtar profesionist nuk mund ta shpjegojë ndryshe largimin në atë situatë që ishim ne dhe që luanim gjithë fatin e sezonit. Shpresoj që të jetë gjithçka mirë dhe ai të rikthehet me skuadrën. Nuk do të jetë as nesër me ne”.

Gjatë prononcimit të tij, njëshi i pankinës kuqeblu, analizoi edhe kundërshtarin duke e vlerësuar si skuadër kampione dhe me lojtarë cilsorë.  “Objektivi është të shkojmë të bëjmë një futboll të mirë, te ketë entuziazëm dhe lojtarët të shprehen sa më mirë në fushën e lojës. Teuta është një skuadër që sezonin e kaluar doli kampion dhe duhet vlerësuar maksimalisht pasi kanë lojtarë që dijnë të luajnë futboll. Duhet të përqendrohemi dhe të shfrytëzojnë nga momenti i tyre jo i mirë”, përfundoi prononcimin e tij në konferencën për shtyp dhënë sot në mjediset e stadumit “Loro Boriçi”, tekniku i Vllaznisë, Elvis Plori.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img