Friday, April 19, 2024

“Doctor Honoris Causa” për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Lexo

Universiteti i Sporteve i Tiranës ka dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Titulli në fjalë i është dorëzuar kreut të qeverisë së futbollit shqiptar përmes një ceremonie të organizuar sot në mjediset e  Universiteti të Sporteve të Tiranës ku ishin tw pranishwm edhe Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Sh.t.z., Lóránt Balla, Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Rektorë dhe Profesorë të Universitetit të Tiranës, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidentët e klubeve të kampionatit të Kategorisë Superiore, trajneri i ekipit kombëtar, Edoardo Reja, ish-futbollistë të njohur dhe ish-trajnerë shqiptarë, etj.

Motivacioni

“Për kontributin e çmuar në promovimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”, citohet në motivacionin që shoqëron dekorimin në fjalë, i cili iu dorëzua zotit Duka nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Agron Kasa në praninë edhe të Senatit Akaderik të këtij Universiteti. Për figurën dhe kontributet në drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri, Armand Duka, shprehen vlerësime shumë pozitive, Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Agron  dhe anëtari i Senatit Akademik, z.Arben Kaçurri, i cili para të pranishmëve dha rekomandimet në lidhje me dhënien e titullit Doctor Honoris Causa”, Armand Dukës.

Fjala e presidentit Duka

Nga ana e tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka falënderoi Universitetin e Sporteve të Tiranës për vlerësimin dhe theksoi se ndihej mjaft i nderuar për marrjen e këtij titulli. “Ndihem thellësisht i prekur dhe njëkohësisht i nderuar, për këtë ceremoni që keni organizuar ju sot dhe për vlerësimin e lartë që më keni bërë. Duhet t’ju them me sinqeritet, se ky është një moment shumë i veçantë dhe tepër emocionues. Njeriu në jete përpiqet, vendos objektiva, i realizon ato dhe kërkon më tepër. Gëzohet për sukseset dhe trishtohet për mosrealizimet. E rëndësishme është që kur të kthesh kokën pas, të ndjesh kënaqësi për gjurmët që ke lënë, për të mirat që i vlejnë njerëzve, shoqërisë e vendit tënd. Dhe pas gjithë këtyre, ndihesh mirë kur të vlerësojnë. Aq më tepër që vlerësimi me titullin “Doctor Honoris Causa” vjen nga profesorë të nderuar dhe stafi akademik i Universitetit te Sporteve.”, tha në fillim të përshëndetjes së tij zoti Duka. Ndërkohë, në vazhdim të fjalës së tij të gjatë prpara të pranishmëve, pasi përmendi disa nga kontributet që FSHF ka dhënë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri premtoi se në vijim do të ketë një bashkëpunim edhe më të afërt me Universitetin e Sporteve të Tiranës.
“Gjej rastin t’ju konfirmoj se në kuadrin e bashkëpunimit me Universitetin e sporteve , FSHF do të ndërhyjë për ndërtimin e fushës së futbollit këtu. Megjithëse mendoj se vetëm kaq nuk mjafton, universitetit i duhet akoma më shumë e ne do të jemi gjithmonë pranë tij.”, theksoi zoti Duka, ndërkohë që konfirmoi edhe dy prioritetet kryesore të Federatës për vitet e ardhshme, ato të zhvillimit të futbollit të femrave, si dhe të fëmijëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img