Dodaj dhe Kallaku, në formacionin më të mirë të javës së 31-të-Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me ndeshjen e fundit AF Elbasani – Partizani. Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 31-të, sipas skemës 1-3-4-1-2.

Në portë është gardiani i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, i cili zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe mbajti portën e paprekur në takimin ndaj Partizanit.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arsen Kasa (AF Elbasani), Dajan Shehi (Vora) dhe Aurel Marku (Bylis).

Në mesfushë janë pozicionuar Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Patrik Myslovic (Tirana), Bangaly Diaëara (Flamurtari) dhe Malomo Ayodeji (Dinamo City).

Pas tyre qëndron Sherif Kallaku (Vllaznia), ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Kevin Dodaj (Vllaznia) dhe Redon Xhixha (Tirana), të cilët ishin vendimtarë në sukseset e skuadrave të tyre.

Trajneri më i mirë i javës së 31-të është përzgjedhur Orges Shehi, pas suksesit shumë të rëndësishëm të Tiranës në fitoren 3-1 ndaj Egnatias.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img