Monday, April 29, 2024

Dominim i plotë i kuqëzinjëve, por pjesa e parë Shqipëri-Moldavi mbyllet në barazim, 0-0

Lexo

Në barazim, 0 me 0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Moldavi, takim ky që po huhet në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar që nga ora 20:45, i vlefshëm për kualifikueset Euro 2024.

Kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajneri Brazilian Silvinjo janë shfaqur dominues gjatë kësaj pjese loje duke regjistruar disa raste shënimi, madje kanë tronditur edhe shtyllën horizontale të portës moldave, por pa arritur ta çojnë topin në rrjetë.

Etrit Berisha në portë, për të vijuar me Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Cikalleshi, janë emrat e aktivizuar në këtë pjesë loje nga minuta e parë.

Për t’u theksuar është interesimi i madh i tifozëve për këtë ndeshje, të cilët kanë mbushur të gjithë kapacitetin e stadiumit “Air Albania”, ndërkohë që spikat prania në tribunën VIP e Kryeninistrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka marrë me vete edhe djalin e tij të vogël, Zaho.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img