Dorëhiqet presidenti i Ligës së Futbollit, Edvin Libohova

Edvin Libohova i ka paraqitur anëtarëve të Ligës Profesioniste largimin nga posti i kryetarit. Pas dy vitesh në pozicionin e Kryetarit të Ligës Profesioniste Edvin Libohova ka vendosur të largohet nga kjo detyrë duke i paraqitur anëtarëve dorëheqjen. Një vendim që lidhet me pamundësinë e tij për të ndjekur zhvillimet e ligës, t cilin e ai e bëri public në një prononcim për median.

“Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen”, tha Libohoha.

Zhvillimi më i rëndësishëm i Ligës Profesioniste deri më tani sipas Libohovës ishte njohja e problematikës më të madhe që ka futbolli me ligjin, gjë që herët a vonë do të zgjidhet. “Rendësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal”, tha ai.

Aktualisht Libohova mban postin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës së sigurueseve në vend dhe duke e lidhur me problematikën e futbollit dhe shpenzimet ekstra për terrenet apo dëmtimet e futbollistëve. “Ne nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta”, është shprehur Libohova gjatë një interviste të dhënë sot në Top Channel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu