Sunday, December 1, 2024

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana shpallet kampion i moshës U-15

Lexo

Krahas Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat e kategorisë U-17 dhe U-19, ndeshjet e të cilit këtë javë kanë mbërritur në turin e tretë çerekfinal, gjatë muajit janar Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur konkurimin edhe për Turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13.Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare. Në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra. Sa i përket konkurimit për kategorinë e moshës U-15, ato kanë përfunduar, ndërkohë që vazhdojnë konkurimet për kategoritë e kombëtareve rajonale U-14 dhe U-13.

Skuadra më e mirë e kombëtareve rajonale për grupmoshëm U-15 është cilësuar ajo e Tiranës e cila është shpallur fituese e kësaj grupmoshe duke mundur në finale Durrësin me rezultatin e thellë 8 – 0. Skuadra kryeqytetase e drejtuar nga trajneri Glen Daja tregoi superioritet në këtë finale, duke dominuar takimin dhe duke triumfuar me goleadë. Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut ishin të pranishëm edhe Kryeskauti i FSHF-së, Dzemal Mustedanagiҫ dhe eksperti i futbollit, Sulejman Mema, i cili është edhe pjesë e sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF. Tirana U-15 vinte në këtë finale pasi kishte fituar në fazën e parë të turneut sfidën e parë me ekipin përfaqësues rajonal të Lezhës në shifrat 11 – 1 dhe duelin me ekipin e Korçës me rezultati 1 – 0. Ndërsa, ekipi përfaqësues rajonal i Durrësit, me trajner Shpëtim Kuçin, kishte mundur në sfidën e parë të turneut ekipin e Gjirokastrës 5 – 0 dhe më pas mposhti ekipin e Fierit pas penalltive me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 0 – 0.

Kombëtarja Rajonale e moshave në Shkodër për U-15 që drejtohet nga trajneri Astrit Premçi ka konkuruar në këtë Turne rajonal me këtë kontigjent futbollistësh të përzgjedhur nga Zyra Rajonale e FSHF-së Shkodër:

Vllaznia: Ergestino Pepnikaj, Elhard Lilo, Skender Meta, Aiges Lekiqi, Juli Gurra, Sabian Bizi, Rei Kraja nga ekipi i Vllaznisë.

KF Shkodra: Marin Rrahi, Florjan Ranxburgaj, Egzon Ivziku, Erdian Isufi

Atletik Shkodra: Armir Gerbeti, Xhesild Kapllani, Filip Toni, Ilgers Brahimaj

Vllaznimi: Orges Spahija, Luirt Dashi, Ubejd Kadija

KF Murlani: Igli Ethemi, Donald Kuka

Djelmnia Shkodrane: Arsid Gerdeci

Veleçiku: Seralb Hotaj

Arra e Madhe: Emanuel Deda

…..Rezultatet teknike të Turneut të kombëtareve rajonale U-15

U-15 (datëlindja 2007): Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër
Dt.13.01.2021 (E mërkurë) – Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
1. Fieri – Elbasani 4 – 2
2. Durrësi – Gjirokastër 5 – 0

– Ndeshja finale
Fier – Durrës 0 – 0 (3-5 penallti)
– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Elbasan – Gjirokastër 7 – 3

U-15 (datëlindja 2007): Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë
Dt. 12.01.2021 (E martë) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
1. Tirana – Lezha 11 – 1
2. Korça – Shkodër 2 – 1

– Ndeshja finale
Tirana – Korça 1 – 0
– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Lezha – Shkodra 3 – 2

FINALET E U-15
Dt. 15.01.2021 (E premte) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

– Finalja e moshës U-15
Tirana – Durrësi 8 – 0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img