Është folur prej kohësh që Klubi i Futbollit Shkodra është fare pranë një riorganizimi total të strukturave të tij, përfshirë edhe ato të anës ligjore që do t’i japë mundësi administrimit nga një presidence e re nga komuniteti i biznesit, e cila do të bëjë të mundur formatimin e një klubi model, për të mbërritur në nivelet e larta cilësore.
Është kjo arsyeja, që Taip Piraniqi, njeriu që e themeloi përpara 27 vitesh dhe e administroi deri në ditët e sotme, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi administrativ i klubit duke u pozicionuar në punën me moshat, aty ku klubi në fjalë ka shkëlqyer duke nxjerrë pa fund talent që kanë furnizuar futbollin shqiptar dhe më gjërë me futbollsit që sot luajnë në nivele të larta.
Njoftimi për shtyp i shpëndarë nga KF Shkodra, jep detaje më të hollësisht rreth vendimit të dorëheqjes së professor Piraniqit dhe mundësitë e lëvizjes në vazhdim:
NJOFTIM:
Ne kuader te nje ristrukturimi te plote te KF.Shkodra dhe ndryshimit te formes ligjore te funksionimit te klubit, drejtuesi dhe themeluesi i ketij klubi Taip Piraniqi ka dhene doreheqjen nga drejtimi i klubit per ti hapur rruge ketyre ndryshimeve.
Prof.Taipi eshte shprehur : “si cdo gje ka nje fillim dhe nje fund..por nuk do largohem nga fusha e gjelber aty ku e fillova pasionin per futbollin.”
Prof.Taipi do vazhdoj te jap kontributin e tij prane akademise duke u perqendruar kryesisht te futbollistet e rinj qe premtojne per te ardhmen. Grupi i punes i caktuar per keto ndryshime ne KF.Shkodra po shqyrton cdo afrim apo propozim i ardhur prane klubit.
KF.Shkodra eshte i hapur dhe mirepret cdo person qe ka deshir te behet pjese e ketij klubi. KF.Shkodra deri ne keto momente ka funksionuar si shoqate por klubi eshte i hapur per ta kthyer edhe ne shoqeri anonime aksionere, forma ligjore te pranueshme nga ligjet e vendit, FIFA dhe UEFA.