Saturday, July 27, 2024

Matondo largohet zyrtarisht dhe Partizani bën shitjen rekord të kësaj vere

Lexo

Një nga problemet më të mëdha të Partizanit kësaj vere, pas një kalvari të gjatë, kthehet në shitjen më të madhe të verës në kampionatin shqiptar. Mesfushori Masanga Matondo është larguar zyrtarisht nga “demat” në prag të sfidës së fundit play off të Conference League kundër Astanas. Lajmin e ka konfirmuar Partizani mbrëmjen e djeshme dhe mesfushori kongolez do të transferohet te Hatayspor në Turqi aty ku pak javë më parë u transferua edhe Visar Bekaj.

Kongolezi i transferuar në vitin 2021 te Partizani, ka vuajtur nga disa probleme fizike ndërsa nuk ka qenë protagonist në formacionin e trajnerit Zoran Zekiç dhe mungesa e tij në Elbasan mund të mos ndihet pasi suadra në mesfushë e ka marrë formën tashmë me treshen Murataj, Rapaj, Mehmeti.

Me largimin e Matondos, “demat” kanë bërë një tjetër shitje rekord teksa për të liruar kartonin e tij janë paguar plot 600 mijë euro e mbi të gjitha, kanë ruajtur edhe 20% të kartonit në shitjen e rradhës. Ky vit është ndoshta viti më i suksesshëm në historinë e të kuqve sa i përket termave financiar teksa bashkë në arkat e klubit kanë hyrë rreth 4 milionë euro që nga shitja e Skukës e deri tek aventura europiane.

Nuk përjashtohet mundësia që nga klubi i kuq të ketë largime edhe gjatë ditëve të ardhshme drejt Turqisë ku merkatoja mbetet e hapur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img