“Dramë” me 7 gola, Dinamo mund Vllazninë dhe kualifikohet në finalen e Kupës

Dinamo ka triumfuar përballë Vllaznisë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, kjo e sotmja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 4-3.

Blutë kaluan në avantazh me Mandelën në të 17-ën dhe Zabërgja dyfishoi shifrat në të 36-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë rezultoi e çmendur për të dyja skuadrat. Rezultati shkoi deri në 4-0 për dinamoivtët, me dygolëshin e Baton Zabërgjës dhe dygolëshin e Itodo Mandelës. Por Vllaznia nuk u dorëzua teksa gjeti golin e parë me Grudën në të 72-ën dhe më pas realizoi kapiteni Balaj në të 80-ën dhe Kahrimanovic, por pa mundur të surprizojnë.

Kështu, Dinamo është ekipi i parë finalist në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet në finalen e madhe me një prej Partizanit ose Egnatias.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu