filluar nga ora 13:00 mbyllë javën e 21-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Abissnet Superiore.
Një përballje me objektiva të ndryshme nga skuadrat përkatëse, vendasit për t’i shpëtuar rënies nga kategoria dhe miqtë për të qëndruar në treshen e parë kryesuese të kampionatit.
Në prononcimet mediatike të pragndeshjes, në të dy kampet përkatëse janë deklaruar për fitore, ndaj për këtë pritet një lojë sulmuese dhe shumë luftarake nga të dyja skuadrat.
Ballshiotët kanë rastin më të mirë, që me një tre pikësh të sotë, të parakalojnë Teutën dhe Kukësin që mbajnë vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse kërkon të jetë pretend për fitoren e titullit kampion, Partizanit i duhet patjetër fitorja që t’i bashkangjitet Vllaznisë në ndjekje të kryesueses Tirana, tashmë vetem me 3 pikë më shumë se kuqeblutë në renditje.