Thursday, April 25, 2024

Fitorja e Vllaznisë, Tahiri: Tirana nuk luajti keq, të dyja ekipet ishin të përqendruara

Lexo

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, analizoi ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila u fitua minimalisht nga shkodranët.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se pjesa e parë foli për bardheblutë, ndërsa shtoi se pas golit gjithçka foli për Vllazninë.

Mesa pashë sot, ishin të dyja ekipet shumë të përqendruara. Nuk donin të humbisnin pikët. Tirana e nisi më mirë, në pjesën e parë kishin më shumë raste. Në qarkullim topi ishin më mirë. Pas golit, gjithçka foli për Vllazninë. U mbrojtën me shumë forca.

Nuk mund të them se Tirana luajti keq, por nuk mund të them se nga hiçi shënojnë gol. Në pjesën e parë ishin më të rrezikshëm me dy sulmues përpara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img