Thursday, May 16, 2024

Dy javë nga starti i sezonit të ri futbollistik, ende nuk dihet ku do transmetohet Abissnet Superiore

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka zyrtarizuar ende kompaninë që do të transmetojë “Abissnet Superiore” në sezonet e ardhshme. Organi përkatës në institucionin e futbollit në vend po shqyrton dy ofertat e mbërritura për të drejtën e transmetimit.

Teksa kanë mbetur saktësisht edhe dy javë nga starti i sezonit të ri futbollistik, ende nuk dihet se cila kompani do të jetë fituese. Aludimet janë të shumta, por ende s’ka diçka zyrtare. Digitalb me Tibon janë në garë për të fituar Superligën, pra eksperienca kundër inovacionit.

Teksa të gjithë presin me kërshëri për të mësuar “skuadrën” fituese, axhenda e Superiores është në “terr informativ”. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka caktuar vetëm datën 20 gusht si ditën e fillimit e të edicionit të ri sportiv.

Por, oraret dhe stadiumet ende s’janë zbardhur. Në sezonet e shkuara ishte Supersport ai që e bënte kalendarin, pasi kishte të drejtën ekskluzive e transmetimit të 5 ndeshjeve të Superiores. Në këtë mënyrë, pritet fillimisht të mësohet kompania fituese dhe më tej të përshpejtohet për axhendën e elitës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img