Pas Stavri Nicës, i shkarkuar nga drejtimi i Laçit që në javën e parë të kampionatit menjëherë pas barazimit 3 me 3 me Erzenin në shtëpi, pas javës së dytë vjen shkarkimi edhe i trajnerit të dytë. Bëhet fjalë për Rraman Hallaçin, ndër futbollistët më të njohur kuksian në vite, i cili ka luajtur edhe për Vllazninë dhe Partizanin. Nga sa bëhet e ditur, që prej ditës së sotme, Hallaçi nuk është më trajner i Kukësit. Vendimi në fjalë është marrë nga Klubi i Futbollit të Kukësit, ku me sa duket, pas rezultateve të dobëta në start të kampionatit, dy ndeshje, dy humbje, kanë vendosur në ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin e tyre duke i hapur rrugë një trajneri tjetër.
“Faleminderit
Klubi i Kukesit njofton nderprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallaç!
Shkak behen rezultatet e dobeta dy ndeshjet e para te kampionatit duke bere qe ekipi te pozicionohet ne vendin e fundit!
Klubi i uron suksese ne karrieren e tij edhe e falenderon per kontributin e dhene!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Kukësi ka shpërndarë për mediat.