Wednesday, May 1, 2024

(Video) Vllaznia, më e mira e Kampionatit Kombëtar të Notit për Fëmijë. Talentja Viki Tafrruku, 4 medalje të arta në 100, 200, 400 meter stil i lirë dhe 200 meter katërnotim

Lexo

Notarët shkodranë të moshave të reja të drejtuar nga trajneri i mirënjohur Kolë Shiroka, vazhdojnë të arrijnë rezultare shumë të mira në konkurimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

I tillë ishte edhe aktiviteti i zhvilluar në kryeqytet në datat 2 dhe 3 shtator, ku ekipi kuqeblu u përfaqësua me pesë notarë: Viki Tafrruku, Andia Pemaj, Skerdi Kroni, Dion Mlloja, Matia Jubani.

Ndër to, si gjithnjë rezultatin më të mirë e ka regjistruar notarja e talentuar, Viki Tafrruku, e cila arriti të fitojë katër medalje të arta. Tafrruku, që është edhe pjesëtare e ekipit kombëtar të notit, u rendit në vendin e parë në konkurimin e stilit të lirë, me distancat 100, 200 dhe 400 meter, ndërkohë që me të njëjtin sukses u paraqit edhe në garën e 200 metrave katërnotim, ku përsëri ajo u  shpall kampione duke koleksionuar kështu katër medalje të arta në Kampionatin Kombëtar të këtij viti.

Paraqitje mjaft të mirë bënë edhe notarët e tjerë të ekipit Vllaznia, dhe konkretisht Andia Pemaj u rendit në vendin e dytë dhe nënkampione e Shqipërisë në garën e 50 metrave stil bretkose.

Në vend të dytë dhe nënkampion i Shqipërisë nga ekipi i Vllaznisë ishte edhe Skerdi Kroni, konkurues në garën 50 meter stil delfi, ndërkohë që po ky notar mori dy vende të treta në disiplinat e 50 meter stil shpinë dhe në 50 meter stil i lirë.

Po kështu, në vendin e tretë nga ekipi i Vllaznisë është renditur edhe Matia Jubani, konkurues në garën 50 meter stil shpinë.

Rezultatet në fjalë janë fryt i punës sistematike dhe me baza profesionale që trajneri Kolë Shiroka zhvillon me notarët shkodranë gjatë viteve të fundit, ku nga duart e tij kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin kampionë kombëtarë të moshave, të cilët shumë shpejt do të jenë protagonist edhe në konkurimet e kategorive më të larta të të rriturve.

(Video) Pamje nga garat e notit të Kampionatit Kombëtar për fëmijë, zhvilluar me 2 dhe 3 shtator në Tiranë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img