Tuesday, May 14, 2024

Dy Vllaznitë, femra dhe meshkuj, në Iftar për muajin e Ramazanit

Lexo

Të shtunën, dy ekipet e futbollit të Superligës për femra dhe meshkuj do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të radhës. Femrat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka do të përballen me Tiranën në kuadrin e javës së 20-të të Kampionatit Kombëtar. Falë diferencës në krye të tabelës së klasifikimit, një fitore e skuadrës kuqeblu nesër ndaj Tiranës e shpall atë automatikisht kampione të Shqipërisë, dy javë përpara përfundimit të kampionatit.

Ndërkohë, edhe për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, ndeshja e së shtunës në kuadër të javës së 31-të të Superligës, është mjaft e rëndësishme. Vllaznisë i kërkohet patjetër fitorja, aq më tepër kur rivali për vendin e katërt mori pikët e plota me Dinamon. Ndërsa në prizmin personal, tekniku Plori synon fitoren e parë që prej marrjes së drejtimit të skuadrës si trajner i parë.

Pikërisht, një ditë përpara dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, si për femra dhe meshkuj, kanë qënë dy presidentët respektivë, Alban Xhaferi i ekipit të parë dhe Lazër Matija i femrave, që me rastin e muajit të Ramazanit, kanë shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për të dy ekipet përkatëse të Vllaznisë. Një iftar, i cili pritet të ndikojë pozitivisht për arritjen e rezultateve pozitive të të dyja skuadrave përkatëse.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img