Saturday, November 23, 2024

Dyshja e Vllaznisë, Dragoshi-Stojanoviç, ishin më të dobëtit në ndeshjen e Belfastit. Kush mban përgjegjësi për veshjen e tyre kuqeblu, Plori apo Memelli, apo të dy së bashku?

Lexo

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në ndeshjen e parë të turit të parë për kompeticionin europian, Konferencë Ligë, ku kuqeblutë u mundën me rezultatin 3 me 1, ka marrë vemendjen maksimale të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë.

Përpos atyre që patën rastin ta ndjekin live këtë ndeshje në stadiumin kombëtar të Irlandës së Veriut, at Windsor Park, Belfast UK, sfidën në fjalë e ndoqën masivisht tifozët shkodranë përmes ekranit të Supersport, madje edhe në mënyrë kolektivi përmes ekranit gjigand të vendosur nga Bashkia Shkodër në sheshin e pedonales së Shkodrës.

Për hirë të së vertetes, paraqitja e Vllaznisë në këtë ndeshje është shoqëruar me një pakënaqësi, jo vetëm për rezultatin, por edhe lojën e kuqebluve.

Krahas të tjerave, në opinion sportiv, mes të cilëve edhe specialistë të futbollit shkodran që ishin preent në stadiumin e Belfastit, peshën kryesore të humbjes ia faturojnë paraqitjes së dobët të dy futbollistëve të prapavijës, Redon Dragoshi dhe Milosh Stojanoviç, ky i fundit përgjegjës në dy prej tre golave të pësuar në portën kuqeblu.

Në reagimet e shumta që ka marrë dyshja në fjalë, duke i konsideruar si më të dobëtit në fushën e lojës, shoqërohen edhe me përgjegjësinë e stafit teknik që ka dhënë OK për veshjen e tyre kuqeblu.

Prezantimi i dyshes Dragoshi dhe Stojanoviç në merkaton verore u trumbetua me të madhe si ndër përforcimet më të rëndësishme të skuadrës, ku për të parin garantohej zëvendësimi në mënyrë të përkryer i kapitenit të larguar Gurishta, si dhe i dyti për zëvendësimin e qëndërmbrojtësit Bulatoviç.

Pa marrë parasysh se çfar mund të ndodhë në vazhdimësi, të paktën për atë që dyshja në fjalë paraqiti në fushën e lojës për ndeshjen e parë të Conferencë League ndaj irlandezo-veriorëve të Linflield, në opinionin sportive, merkato e këtyre dy futbollistëve konsiderohet e dështuar.

Në të tilla kushte, pyetja që vazhdon të përsëritet rëndon në dy-tre ditët e pasndeshjes së Belfastit ka të bëjë me përgjegjësinë e atyre që kanë vendosur veshjen e tyre kuqeblu.

Në këtë mes, duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme se kompetencat e përzgjedhjes së futbollistëve në merkato, presidenti Xhaferi ia ka deleguar drejtorit sportiv Elvis Plori, kritikat më të shumta shkojnë për të.

Por ndërkohë, gjithnjë sipas specialistëve të futbollit shkodran, pjesë e përgjegjësisë është edhe trajneri Migen Memelli, që futbollistët në fjalë nuk arritën ta justifikonin besimin e tij për të luajtur në formacionin e parë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img