Sunday, November 24, 2024

E diela zi kombëtare. FSHV pezullon aktivitetet, po Abissnet Superiore e futbollit, a do t’i luajë ndeshjet e së dieles: Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti?

Lexo

Me një vendim të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e diela e 5 marsit është shpallur ditë zie kombëtare, me flamurët gjysëm shtizë në çdo institucion, si dhe me ndalim të çdo aktiviteti kulturor e sportiv në nderim të viktimave që humbën jetën në tragjedinë e përplasjes së trenave në Greqi.

Njoftimi zyrtar dërguar çdo institucioni të Shqipërisë, ka vënë në lëvizje edhe sektorin e sportit. Kështu, nga sa bëhet e ditur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka konfirmuar ndërprerjen e zhvillimit të finaleve të Kupës së Shqipërisë në volejboll femra e meshkuj. Ndeshjet në fjalë Skënderbeu – Partizani për femra dhe Tirana – Erzeni për meshkuj, që ishin planifikuar të zhvilloheshin më 5 mars në Pallatin e Sportit në Farkë janë shtyrë për një datë tjetër.

Po ditën e dielë, janë të planifikuara për t’u luajtur edhe dy ndeshje të kategorisë Abissnet Superiore, Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti. Por, të paktën, deri më tani, nuk ka ndonjë info zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, nëse do të ketë ndonjë vendim për pezullim, apo jo, të këtyre ndeshjeve.

Sipas kalendarit të publikuar më herët nga FSHF, 5 duelet e Superiores, 2 të parat,  Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti, janë planifikuar të luhen ditën e dielë, duke filluar nga ora 13:00. Ndërkohë, tre sfidat e tjera, Laçi-Kukësi, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Tirana, janë caktuar të luhen të hënën e ardhshme, respektivisht, në 13:00, 16:00 dhe 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img