Saturday, April 27, 2024

(Video) Humbi 0-12 me Vllazninë, trajneri i Laçit në futboll femra, Elis Legata, nuk shqetësohet nga rezultati: Garën e kemi me ekipet e tjera, synojmë mesin e tabelës!

Lexo

Laçi-Vllaznia, ishte ndeshja e javës së dhjetë të kampionatit Kombëtar të futbollit femra, e cila me mirëkuptim të dy skuadrave u luajt në Shkodër. Ndeshje kjo, e cila u mbyllë me fitoren e thellë të Vllaznisë, me rezultatin 0 me 12.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Laçit, shkodrani, Elis Legata, e pranon se nisur nga diferenca që skuadra e tij ka me Vllazninë, e priste dominimin nga ana e skuadrës kuqblu. Sipas tij, garën në kampionat e ka me ekipet e tjera, ku beson se ekipi i tij do të renditet në mesin e tabelës së klasifikimit.

Sezoni i sivjetëm, është një përvojë e re për trajnerin Legata, pasi për herë të parë po përfaqëson klubin e Laçit duke pasur në formacion të gjitha futbollistet e tij që ka pasur më herët në klubin Atletik Shkodra.

Për t’u theksuar është se skuadra e Laçit luan me një formacion të ri në moshë, ku mesatarja është 16-17 vjeçare, vajza të cilat sipas Legatës pritet të kenë një të ardhme të mirë të perpspektives.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Laçit fuitboll femra, Elis Legata, pas ndeshjes Laçi-Vllaznia 0-12)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img