Friday, March 29, 2024

Nesër, 7 sfidat e Kategorisë së Parë-Java e 18-të. Skënderbeu kryesues, mysafir në Burrel, Besëlidhja pret Dinamon, Tërbuni udhëton në Fier

Lexo

Shtatë sfidat e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Parë, luhen nesër, që të gjitha duke filluar nga ora 13:00. Ndër to, spikat transferta e kryesueses Skënderbeu në Burrel. Korçarët të parët me 32 pikë do të luajnë në një fushë të “vështirë” si ajo e stadiumit “Liri Ballabani”, aty ku është thyer edhe rivali Dinamo.

Kjo e fundit, skuadra blu, aktualisht e treta me dy pikë më pak sesa korçarët, tashmë me një trajner të ri në timon si Dritan Mehmeti udhëton në Lezhë për t’u ndeshur me Besëlidhjen vendase, e cila renditet në vendin e fundit të renditjes me 15 pikë. Sfidë, ku që të dyja skuadrat kërkojnë pikt maksimale, blutë për të rikapur kreun dhe vendasit, për t’iu larguar rrezikut të rënies nga kategoria.

Interesant është edhe dueli që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, ku skuadra vendase Apolonia pret Tërbunin e Pukës. Dy skuadra që realisht kërkojnë katërshën e parë të Play-Off, por që tani gjenden larg këtij objektivi. Tërbuni, i cili që prej javës së kaluar ka emëruar në pankinë trajnerin Ramadan Ndreu mban vendin e nëntë me 21 pikë dhe Apolonia e dhjeta me 19 pikë.

Me të njëjtin interes pritet edhe sfidat e tjera të kësaj jave, ku Flamurtari i Marselo Troisit, i dyti në renditje me një pikë më pak sesa Skënderbeu kryesues, pret në shtëpi Lushnjën. Po kështu, janë edhe duelet e tjera, Luzi 2008 – Turbina, Korabi – Besa dhe Tomori – Oriku.

Kalendari i Javës së 18-të të Kategorisë së Parë

E shtunë, 4 mars 2023

Luzi 2008 – Turbina                ora 13:00

Apolonia – Tërbuni                 ora 13:00

Besëlidhja – Dinamo               ora 13:00

Korabi – Besa                         ora 13:00

Tomori – Oriku                       ora 13:00

Burreli – Skënderbeu               ora 13:00

Flamurtari – Lushnja               ora 13:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img