Monday, September 16, 2024

E veçantë, Albi Shpuza grumbullohet nga kombëtarja U21 e Kosovës! Shkodrani ka nisur proçedurat për pajisjen me pasaportë kosovare

Lexo

Kombëtarja e Kosovës U21 ka nisur grumbullimin për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2025, që do të zhvillohet në Hungari kundër Izraelit. Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë. Ky është takimi i parë pas 6 muajve për ndeshjen e ardhshme. Krahas futbollistëve që luajnë jashtë, në listën e tij, trajneri Afrim Tovërlani ka një numër të madh të futbollistëve nga kampionati i Kosovës, teksa sipas tij kjo është si rezultat i rritjes së kualitetit në kampionatin vendor.

Për t’u theksuar është se në ditët stërvitore që kombëtarja U21 po zhvillon në Prishtinë, bën pjesë edhe futbollisti shkodran Albi Shpuza. Shtatlarti Shpuza, që i përket repartit të sulmit, ka luajtur sezonet e fundit në futbollin kosovar, aty ku duket se trajneri Tovërlani e ka pikasur duke mos nguruar ta thërrsë në grupin e përfaqësues së 21 vjeçarëve.

Kosova U21 garon në Grupin D të kualifikueseve evropiane, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin dhe Estoninë. Burime pranë Federatës Futbollit Kosovës bëjnë me dije se për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Izraelit Albi Shpuza nuk mund të jetë me kombëtaren kosovare për arsye dokumentacioni, pasi pajisja e tij me pasaportë kosovare është në process e sipër.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img