E veçantë! Futbollisti 56 vjeçar japonez, Kazuyoshi Miura, nënshkruan për një klub portugez.

Rasti në fjalë është me të vertetë për t’u habitur. Bëhet fjalë për një futbollist të moshës 56 vjeçare, i cili, jo vetëm që vazhdon sportin e futbollit, por, ditët e fundit ka nënshktuar një kontratë që ka marrë vemendjen e madhe të opinionit sportive.

Ky është, Kazuyoshi Miura, futbollisti më i famshëm japonez, sot “Kazu”, i cili ka nënshkruar për një klub portugez. Ai do të luajë për klubin e kategorisë së dytë Oliveirense në formë huazimi nga FC Yokohama.

Gjëja e habitshme është se Kazuyoshi Miura është 56 vjeç. Karriera e tij futbollistike filloi në vitin 1986, Miura ka luajtur futboll në Brazil, Itali, Kroaci dhe tani në Portugali.

Në mesin e shumë klubeve (15) në të cilat ai luajti, mund të renditim Palmeiras në vitin 1986, Santos në 1990, Genoa në sezonin futbollistik 1994/1995 dhe Kroacia Zagreb në 1999. Sulmuesi japonez do të mbushë 56 vjeç më 26 shkurt të ardhshëm.

Marko RRAPO-Itali

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu