Saturday, April 20, 2024

Edhe 100, Zyhdi Çoba! KF Vllaznia, uron emblemen kuqeblu, ish basketbollistin kampion dhe mjekun e njohur sportiv, me rastin e 80-të vjetorit të lindjes!

Lexo

Mëngjesi i kësaj të martë, ka nisur me urime për KF Vllaznia. Përpara nisjes së seancës stërvitore të paraditës së sotme, në dhomat e zhveshjes së skuadrës kuqeblu, është organizuar një minifestë për mjekun sportiv të Vllaznisë, Zyhdi Çoa.

Kapiteni Erdenis Gurishta me tortën në duar dhe presidenti Alban Xhaferi me uniformën e Vllaznisë të personalizuar me emrin e doktor Çobës dhe shifrën 80-të, ia kanë dorëzuar emblemës së Vllaznisë në vite nën shoqërimin e këngës në grup nga i gjithë ekipi kuqeblu.

I njohur si ish basketbollist kampion në rininë e tij, doktor Çoba, në vazhdimësi do të bëhej shumë injohur në profesionin e mjnekut me profil sporttiv duke I shërbyer brezave të tërë të sportit shkodran në vite, pa lënë mënjanë këtu edhe kontributin si mjek sportive i ekiepeve kombëtare të Shqipërisë.

“Sot është ditë e veçantë për Klubin e Futbollit Vllaznia, 80-vjetori i lindjes së Zyhdi Coba , Mjekut Legjendarë, njeriut fisnik, Shkodranit të mrekullueshëm, profesionistit të papërtueshëm dhe duar art.

Nje jete e tere e lidhur me Sportin…

Ai i ka shërbyer disa e disa brezave dhe vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji të shërbejë dhe tani.

Zoti të dhëntë shëndet dhe të paçim sa më gjate në shërbim të ”, shkruan menjëherë pas kësaj ceremonie, presidenti iKF Vllanzia, Alban Xhaferi.

Kjo ishte festa e parë në respekt të 80-të vjetorit të doctor Zyhdi Çobës, pasi gjatë ditës së sotme, janë programuar ceremony të tjera nderuese për emblemen e Vllaznisë, Zyhdi Çoba.

Portali, Veriu Sport, uron legjendën e sportit shkodran dhe atij shqiptar, Zyhdi Çoba: Edhe 100 të tjera, i fortë, energjik dhe simpatik siç është edhe sot në këtë ditë feste për të!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img