Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Bylis-Vllaznia, nesër ora 13:00, në “Adush Muça”. Java e 18-të e Superiores. Josa, kërkon tre pikëshin e radhës

Lexo

Në harkun kohor të tetë ditëve, Vllaznia udhëton për të dytën herë radhazi në qytetin e Ballshit për tu përballur me skuadrën vendase, Bylis. Nëse me 17 janar luante për llogari të Kupës së Shqipërisë dhe fitoi me rezultatin 0-2, sfida e nesërme është për javën e 18-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Ndeshja e javës së 18-të, të kategorisë Superiore, Bylis Vllaznia, luhet të mërkurën në stadiumin “Adush Muça” duke filluar nga ora 13:00.

Në konferencën për shtyp 24 orë përpara kësaj sfide, trajneri kuqeblu, Mirel Josa, vlerëson kundërshtarin, por ka besim se skuadra e tij do ta kalojë me sukses edhe këtë përballje të radhës. Më herët, Josa është shprehur i rezervuar për objektivin e titullit, por pas fitores me Laçin, tekniku kuqeblu ka më shumë optimizëm në këtë drejtim. Në vijim, Josa komenton edhe situatën e dëmtimeve në skuadër duke bërë të ditur bashkimi me skuadrën të të lënduarve, por pa qënë akoma të gatshëm për lojë.

Profesor, përsëri në Ballsh, për të dyten herë brenda një jave, por duket se do të jetë një ndeshje ndryshe?

Unë nuk do të them se është një ndeshje ndryshe. Ndeshjet ndryshe do t’i diksutojmë tek impenjimi i skuadrave, çfarë impenjimi do të kenë. Unë them se është një ndeshje e njëjtë qoftë impenjimit tonë, qoftë impenjimit të Ballshit si skuadër. Është një ndeshje e vështirë. Ballshi ka luajtur bukur futboll. Është një skuadër që është shprehur mirë, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe problemeve të veta. Por kjo nuk do të thotë asnjë gjë. Çdo ndeshje duhet vlersuar sipas momentit që luhet dhe duhet vlersuar sipas objektivave që ke.

Tek skuadra e Ballshit është ndryshuar trajneri, sa mund të ndikoj. Kur lëviz trajneri dhe ekipi lëviz më tepër?

Unë nuk e mendoj kështu pasi lojtarët e Ballshit nuk është se nuk lëvizen me trajnerin e kaluar. Ka ardhur një trajner tjetër që ka një vizion tjetër, por mendoj se edhe me Bellain që unë i uroj sukses në vazhdimësi kudo që të shkoj, kanë dhënë gjithçka mirë.

Vllaznia shkon në Ballsh pas një situate të mirë?

Unë kam thënë edhe herë të tjera që një fitore nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Ne do të fokusohemi direkt për ndeshjen e rradhës. Momenti normalisht që është i mire, si në lojë dhe në rezultat. Por duhet që të kihet vazhdimësi. Një skuadër dhe një staf sado suksese që do të ketë po nuk pat vazhdimësi dhe po të vij një e keqe atëherë gjithçka shumëzohet me zero dhe prandaj duhet që të jemi të kujdesshëm.

Vazhdimisht jeni treguar i kujdesshëm për fjalën Titull, por mesa është shikuar pas ndeshjes me Laçin e keni shprehur më me zë të lartë?

Unë i rezervuar kam qenë kur skuadra ka qenë në vend të dytë dhe kam patur skuadra edhe 12 pikë prapa. Normal që do të vazhdoj të jem i rezervuar dhe do të kërkoj që  skuadra të përmirsoj gabimet se nuk ka ndeshje pa gabime dhe të vazhdoj punen. Kampion del vetëm një skuadër. Ne do të kërkojmë që të kapim objektivat që kemi dhe deritani jemi brenda tyre. Kështu që duhet vazhdimësi

Moment i mirë se duhet se po kthehen gradualisht edhe lojtarët e dëmtuar?

Të shikojmë se kur do të rikthehen plotësisht. Është diçka që më groh, por më ngroh fakti se lojtarët që janë thirrur për të plotësuar këto mungesa që kemi patur, kanë bërë mirë punën e tyre. Më ngroh fakti që duke filluar që nga Latifi që ka filluar stërvitjen, qoftë Bulatoviç që është kthyer pas një muaji e gjysëm. Por siç e thashë më interson që ato që do të jenë në fushën e lojës siç kishim Shehin në momentet që përdorëm atë të jenë 100% të gatshëm. Gadishmëria e lojtarëve më ngroh më tepër për të vazhduar pavarësisht nëse do ta fillojnë apo jo lojën.

Prisni një Bylis më agresiv nesër në fushën e tij?

Normal që pres një Bylis shumë agresiv. Bylis nuk ka luajtur një futboll vetëm agresiv, por ka luajtur edhe një futboll kreati. Skuadra do të jetë e përgatitur për këtë.

Mendoni se titulli do të luftohet mesa Vllaznisë, Tiranës e Partizanit apo mund të jetë edhe ndonjë skuadër tjetër?

Mund të ketë edhe skuadra të tjera. Unë nuk nënvlersoj asnjë skuadër. Qoftë Partizani e Tirana që janë para nesdh, qoftë ndonjë skuadër që është pas nesh. Nuk është habi që pas dy javësh të kemi ndonjë skuadër tjetër për titull.

Më ardhjen e Balajt duket se merkato është e mbyllur. Të paktën, kështu deklarojnë edhe drejtuesit e klubit kuqeblu?

E kam thënë edhe herë tjetër. Problemi që lojtarët që vijnë në skuadër të vijnë me oreks për të punuar, por kur i merr klubi i merr për të luajtur. Ne do ti shikojmë sesa shpejt do të jenë këto lojtarë për ti vënë aty ku duam ne. Por duhet që të jetë edhe oreksi i vetë lojtarëve. Çdo trajner çdo staf kërkon, jo vetëm lojtarë cilësore, por të jenë lojtarë që kanë objektiva të skuadrës.

Pak çaste më parë, në dhomat e zhveshjes, skuadra kuqeblu festoj ditëlindjen e 80-të të mjekut sportiv Zyhdi Çoba. Atmosferë entuziaste në radhët e skuadrës.

Atmosfera është entuziaste edhe për 80 vjetorin e doktorit Zydi Çobës që në këtë 80 vjetor i urojmë edhe 100 vite të tjera. Por doktori nuk po plaket, sepser për çdo vit po bëhet edhe më ri. Unë 3 herë që kam kaluar me Vllazninë, këtu e kam gjetur, e po ashtu edhe kur kam qenë vetë futbollist e kam gjetur këtu. Doktor Çobës i uroj shëndet dhe gjithë të mirat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img