Friday, April 19, 2024

Edhe volejbolli meshkuj me presidencë-Krijohet bordi drejtues, ish volejbollisti kuqeblu, biznesmeni Aleksandër Leqejza, zgjidhet President

Lexo

Pas volejbollit të femrave që e ka zgjidhur më herët çështjen e shoqatës së femrave me drejtues, Florian Zekja, edhe volejbolli meshkuj bëhet me presidencë. Zgjidhet kështu një problem shumë shqetësues që shoqëronte prej kohësh sportin e volejbollit të meshkujve, i cili në krahasim me sportet e tjerë kishte mbetur “jetim” në këtë drejtim.

Aleksandër Leqejza, një ish volejbollist i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë, më pas edhe biznesmenë i suksesshëm në qytetin e Shkodrës, është përzgjedhur në cilësinë e Presidentit të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia.

Së bashku me të, antar në Bordin Drejtues të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia janë: Gjergj Leqejza, Fatjon Ademi, Agron Nuhi, Gjenaro Kushi, si dhe Reisa Durraj në cilësinë e sekretares së shoqatës.

Nga sa bëhet e ditur  Bordi në fjalë ka gati të gjithë dokumentacionin e duhur, të cilin pritet ta dorëzojë pranë strukturave të Bashkisë së Shkodrës prej ku edhe merret edhe miratimi përkatës për fillimin e aktivitetit zyrtar të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia, e cila do të ketë në administrim ekipet e meshkujve, nga ekipi i parë deri tek ato zinxhirë.

Bordi në fjalë që pritet të financojë dhe administrojë volejbollin e meshkujve vjen në një moment aspak të mirë që po kalon ekipi i parë. Fjalë është për largimin e disa volejbollistëve cilësore të skuadrës kuqeblu, Renato Kola dhe Klaudio Preka që kanë zgjedhur Anglinë dhe Suedinë për vazhdimin e aktivitetit të tyre sportiv, si dhe së fundmi edhe Tuad Drinazi në Kosovë.

Ndonëse me mungesën e duhur të kontigjentit të lojtarëve, trajneri Artan Kalaja dhe kolegu e tij Ermal Kraja po punojnë me titullarët që kanë në dispozicion, Qafarena, Rrashketa, Mlloshi, Jukni, Çekini, Taflaj, etj, me shpresë që në ditët në vazhdim të bëhet e mundur përfshirja e Vllaznisë në merkato për të forcuar skuadrën në prag të pjesëmarrjes të sezonit të ri sportiv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img