Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.
Tetova deklaroi se Kupa duhej për anën morale, para “Final Four”, ndërsa shtoi se titullin kampion do e fitojë Egnatia.
Kemi folur pak me presidentin kur mbaroi kampionati. Kemi një kontratë edhe 2 vite, por mirë është të kemi përsëri një diskutim. Kupa e dytë, një emocion i dyfishtë. Një rrugëtim shumë i mirë në Kupë dhe në kampionat. Kemi një tjetër finale më datë 19 dhe kjo gjë mbyllet sot.
Kam kërkuar të mbroj Kupën për faktin psikologjik. Jemi një ekip i ri me 2 trofe tashmë. Kjo na bën që të shkojmë në ‘Final Four’ me moralin lart.
Finalet janë finale, është 1 ndeshje. Do luajmë me dinjitet siç kemi luajtur gjatë gjithë kohës.
Kush e fiton kampionatin? Egnatia