Monday, November 25, 2024

Egnatia dhe Vllaznia, e mbyllin në barazim, pa gola, pjesën e parë

Lexo

0 me 0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, takim ky q ëpo luhet që prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës. Me objektivin e fitores, të dyja skuadrat e kërkuan golin gjatë 45 minutave të para, por herë për nxitim të sulmuesve dhe herë për meritë të dy portjerëve, shkodranit Alen Sherri që luan për ngjyrat e Egnatias, dhe malazezit Bojan Zogoviç për kuqeblu, nuk kishte tundje rrjetash.

Për hirë të së vertetës, ka qënë Egnatia e cila që në fillim të takimit ka rrezikuar seriozisht, kur në minutën e pestë, Duamena shfaqet në pozicion ballor brenda zonës shkodrane, por gjuajtja e tij  pritet me dy kohë nga Zogoviç.

Më pas është radha e Vllaznisë të kërcënojë me dy raste radhazi. Fillimisht, me Markun, që në shtatën minutë gjuan nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit. Ndërkohë, shtatë minuta më pas gjuajtjen e Alivodës drejt portës vendase e bllokon Malota.

Rrogozhinasit, rikthehen përsëri me një aksion të rreikshëm të minutës së 27-të kur krosimin e Fernandos e bën të pavlefshëm ndërhyrja e Alivodës. Pesë minutat e fundit të pjesës së parë, janë të Vllaznisë, e cila e shton forcën sulmuese, dhe kësisj Jonuzi në të 40-tën dhe Latifi në të 42-tën sjellin shqetësim serioz në portën e Sherrit.

Në këtë mënyrë, 45 minutat e para mbyllen në barazim pa gola, dhe btashmë për të mësuar rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje duhetn pritur minutat e pjesës së dytë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img