Thursday, April 25, 2024

Tirana vuan, por triumfon në sekondat e fundit me Kastriotin

Lexo

KASTRIOTI 0-1 TIRANA (100′ Nikqi)

Ndeshja Tirana-Kastrioti u mbyll me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Tiranës iu donin 100 minuta lojë për të gjetur golin dhe për ta mbyllur ndeshjen me fitore. Në minutën e 100 të takimit pas shtesës prej 10 minutash pas shumë ndalesave të lojës, Nikqi shënoi me kokë në aksionin e fundit të Tiranës.

Sfida pati dhe përplasje fizike ku të dy ekipet ngelën me nga një lojtar më pas pas daljes me karton të kuq të Aleksit dhe Çelës.

Me këtë triumf, Tirana kryeson tabelën e Superiores me 3 pikë më shumë se Partizani. Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img