Saturday, July 27, 2024

Egnatia e nis vitin me fitore, mposht Skëndërbeun në “Arena Egnatia”

Lexo

Egnatia ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Skëndërbeun në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Një gol i Fernandos nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë, ka vendosur fatin e kësaj sfide.

Vendasit ishin më kërkues duke gjetur golin e avantazhit Zhoel në minutën e 17-të, por goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Në të 30-tën ishte Fernardo që provoi me një goditje të bukur nga jashtë zonë, por portieri Alia në pozicion ngrushtoi në këndore. Të dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, por rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, rrogozhinasit arrijnë të zhbllokojnë shifrat me Fernandon, që tregohet i saktë nga 11-metrat. Skëndërbeu mundohet që të reagojë pas golit të pësuar, ku në minutën e 61-të iu afrua golit të barazimit me një zbritje të shpejtë në sulm, ndërsa në aksionin pasues, Egnatia shpërdoroi një rast të pastër për të dyfishuar shifrat. Skënderbeu flirtoi me golin e barazimit në minutën e 84-të, por veprimi i bukur i Sebastine shkoi pak mbi traversë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Egnatia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes, duke çuar momentalisht në 8 pikë diferencën me ndjekësit e Partizanit. Skënderbeu vazhdon rrëshqitjen dhe tashmë rrezikon seriozisht të përfshihet në luftën për mbijetesë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img