TIRANA–EGNATIA 2-3 (Lulaj 4′, Kaina 35′ / Dwamena 28′, 53′, Paulauskas 63′)
Tirana nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshja përballë Egnatias duke u mposhtur 2-3 në “Selman Stërmasi” duke komplikuar kështu situatën me renditjen.
Në pjesën e parë bardheblutë u shfaqën më kërkues, teksa gjetën avantazhin me një gol të Lulajt në minutën e 4-t. Duamena barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë. Festa e Egnatias zgjati 6 minuta, pasi braziliani Kaina shënoi me kokë pas krosimit të Jonuzit nga e majta, duke rikthyer Tiranën në avantazh. Kështu, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë foli për miqtë, të cilët përmbysën rezultatin. Kapiteni Duamena realizoi një eurogol në minutën e 53’. Ky ishte goli i tetë sezonal për afrikanin, i cili kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve. Goli i fitores erdhi dhjetë minuta më vonë me anë të lituanezit Paulauskas i cili shënoi me kokë dhe vulosi triumfin e Egnatias. Në sekondat e fundit, Duamena u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje kundër Najdovskit.
Në këtë mënyrë, Tirana mbetet në vendin e 4-të të renditjes me 13 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara.