Monday, April 29, 2024

Turneu Ndërkombëtar i Peshëngritjes, Shqipëria fiton 5 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 e bronztë

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në peshëngritje ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Turneun Ndërkombëtar të Bosnje-Hercegovinës ku ka fituar nëntë medalje, pesë të arta, tre të argjendta dhe një të bronztë.

Të artat kanë ardhur nga Gea Dokollari, e cila ngriti 70 kilogram në shkëputje dhe 87 kilogram në shtytje. Më pas i artë edhe Laert Mero në peshën 56 kilogram me 80 kilogram në shkëputje dhe 98 kilogram në shtytje. Jo vetëm kaq, por të artë mori edhe Ermand Tabaku në peshën 96 kilogram me 325 kilogram në dygarësh. E arta e katërt për peshëngritjen kuqezi erdhi nga Albert Meta në peshën 102 kilogram me 300 kilogram në dygarësh. Dhe i fundit i artë ishte Franko Ferra që në peshën +109 kilogram ishte i pari me 319 kilogram në dygarësh.

Ishte i argjendtë Antonino Mullisi në peshën deri në 67 kilogram me 95 kilogram në shkëputje dhe 120 kilogram në shtytje. Samoel Rrasa rrëmbeu medaljen e argjendtë me 115 kilogram në stilin e shkëputjes dhe 145 kilogram në stilin e shtytjes. I argjendtë edhe Romeo Filaj me 228 kilogram në dygarësh.

Ndërkohë medalja e bronztë i ka takuar Sajmir Lagjes, që zuri vendin e tretë me 240 kilogram në dygarësh. Një paraqitje të mirë bëri edhe Laurenc Hasku, kurse kombëtarja e Shqipërisë ishte skuadra më e mirë e turneut të hapur në Bosnje-Hercegovinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img