Saturday, December 21, 2024

Egnatia nuk ndalet në merkato, prezanton afrimi 3-të në ekip

Lexo

Egnatia vijon të mbetet një nga skuadra më aktive në këtë merkato janarit, teksa pas “rrokadës” në sulm, ku transferuan sulmuesin nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, drejt turqve të Boluspor dhe afruan në skuadër Mario Gjatën, nga skuadra e Teutës, tashmë kanë filluar të bëjnë ndërhyrje në reparte të tjera. U përfol që ishte shumë afër, por tashmë është duket që është zyrtare që Melih Ibrahimoglu është lojtari më i ri i Egnatias.

Mesfushori turk shkëputi kontratën me ekipin e Heracles vetëm pak ditë më parë, ekip në elitën e futbollit hollandez. Nga kjo situatë ka përfituar klubi rrogozhinas duke bërë këtë goditje të bujshme në merkato. 23-vjeçari që luan si mesfushor qendre pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e drejtuar nga Edlir Tetova. Kujtojmë që Ibrahimoglu ka qenë pjesë e Austrisë dhe Turqisë U21, ndërsa është prodhim i Rapidit të Vienës me të cilët ka luajtur edhe në elitën austriake.

Por,  rrogozhinasit nuk ndalen me kaq. Mesditën e kësaj të premte, kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë kanë njoftuar, me anë një postimi në profilin e tyre zyrtare në rrjetet sociale, afrimin e një qendërmbrojtësit.  Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, me origjinë amerikane, François Dulysse që vjen në Superiore, nga skuadra kaliforniane, Central Valley Fuego FC, në kategorinë e tretë të futbollit në Shtetet e Bashkuara, USL League One. Francois Dulysse është futbollisti më i ri i Egnatias.

Lojtari ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur në Rrogozhinë për 2 vite e gjysmë dhe menjëherë i është bashkuar trajnerit Tetova dhe grupit në mini-fazën përgatitore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img