Friday, September 20, 2024

Eintracht Frankfurt, fitues me penallti i Europa League

Lexo

Eintracht Frankfurt është fituesja e Europa League. Gjermanët triumfuan falë penalltive ndaj Rangers, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Skocezët kaluan të parët në avantazh me Aribo në minutën e 57-të, por 12 minuta më vonë u vendos baraspesha, pas një goli të Borre. 120 minuta lojë nuk prodhuan fitues dhe skuadrat iu drejtuan pemalltive.

Te 11-metërshat, lojtarët e Eintracht Frankfurt ishin më të saktë, teksa i shënuan të pesta gjuajtjet, ndërsa për Rangers penalltinë e vetme e gaboi ish-lojtari i Juventusit, Ramsey.

Pas një rrugëtimi të shkëlqyer, ku eliminuan skuadra si Barcelona dhe West Ham, skuadra gjermane finalizon gjithçka në mënyrë të shkëlqyer, duke marrë trofeun e Europa League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img