Friday, April 19, 2024

Ekran gjigand në pedonalen “Kolë Idromeno” për finalen e Kupës, Vllaznia-Laçi!

Lexo

Vllaznia pritet të mbështetet nga një numër rekord tifozësh për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, e cila luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00. Tifozë, të cilët, për një pjesë të mirë të tyre janë vendosur autobusë falas për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk do të ketë mundësinë të udhëtojë drejt kryeqytetit, ka menduar Bashkia Shkodër, e cila ka planifikuar montimin e dy ekraneve të mëdhenjë në pedonalen “Kol Idromeno” për ta ndjekur dhe shijuar live ndeshjen finale, Vllaznia-Laçi në mënyrë të organizuar.

“Atmosferë sportive në pedonalen “Kolë Idromeno”! Bashkia Shkodër, për kënaqësinë e tifozëve të shumtë kuqeblu, do të vendosë sonte në pedonalen “Kolë Idromeno” dy ekane LED për të ndjekur finalen e Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi! Urojmë fitoren e ekipit tonë të zemrës dhe ju mirëpresim të gjithëve sonte, duke nisur nga ora 19.00 në pedonalen “Kolë Idromeno”! #ForcaVllaznia

#GjithmonKuqeblu”, thuhet në njoftimin zyrtar që Bashkia Shkodër ka publikuar për këtë rast.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img