Pas një sezoni larg Vllaznisë, Ardit Krymi rikthehet në shtëpi. Oversport mëson se lojtari shkodran tashmë ka arritur marrëveshje totale me klubin dhe ka firmosur kontratën e tij që do të rikthejë në Shkodrër. Palët kanë mbyllur dokumentacionet ditën e sotme dhe mungon tashmë vetëm zyrtarizimi.
Krymi i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Shakhter Soligorsk rikthehet në “Abissnet Superiore”. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Memelli për të nisur përgatitjet për garat e Europës.
Megjithatë, Krymi rrezikon që të mungojë në sfidën e parë në Conference League në transfertën e Linfield. Arsyeja nuk lidhet me një dëmtim të lojtarit, por për çështje dokumentacioni. /oversport.tv